Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Krasniqi në Prizren, ku familjari i tyre 39-vjeçar, Izeti, u gjet pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje duke u varur në tualetin e shtëpisë. Ky rast tragjik ka tronditur familjen, që e mori edhe letrën lamtumirëse të të ndjerit. Rastin për Sinjalin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.
Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia kanë thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevë Lladrovci” dhe hetimet kanë nisur në konsultim me Prokurorin e Shtetit. Gazeta Sinjali sonte raportoi se vdekjen e Izet Krasniqit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë, pasi u raportua rasti.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri iu kishte lënë një letër lamtumirëse familjes së tij, ku i kishte paralajmëruar se do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura. Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur. Trupi i pajetë i të ndjerit është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa ende s’dihen detaje për rrethanat e tjera të ngjarjes.