Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në mesditë, në qytetin e Rahovecir, ku një person ka humbur jetën pasi është alivanosur derisa ishte duke ecur. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në QKMF, teksa rasti ka tronditur familjen Lumi nga Suhareka, prej nga ishte i ndjeri, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bajram Lumin, 65-vjeçar, i cili vdiq dje pasi u alivanos në rrugën “Jahja Danuza” në Rahovec.
I ndjeri kishte marrë ojesë në një funeral varrimi, kur papritmas iu përkeqësua gjendja dhe u dërgua mënjëherë në spital nga një kalimtar.
Pas ekzaminimeve për shenja vitale, fatkeqësisht mjekët e konstatuan se 65-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e nevojshme policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen” dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.
Për vdekjen e tij kanë njofruar edhe familjarër në rrjete sociale, ku janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e me të dashurit të tyre.