Viti i ri shkollor ka nisur zyrtarisht në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, të hënën e 3 tetorit. Fillimi i mësimit ka ndodhur me një vonesë prej pesë javësh, si rezultat i një greve të mësimdhënësve, e cila është pezulluar deri në janar.
Me nisjen e fillimit të vitit shkollor Policia e Kosovës ka bërë një apel që vozitësit të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, për shkak të prezencës së shtuar të fëmijëve të cilët shkojnë në shkollë. Policia, apelin e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook.