Ka afër 10 ditë që në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është larguar pija e cila prodhohet ne Kosove, “Golden Eagle” për t’u zëvendësuar me një tjetër.
Ishte i pari Luizi ai që fillimisht u kishte treguar banorëve që pija e preferuar e tij nuk ishte më, dhe e njëjta ishte zëvendësuar. Derisa ishin të mbledhur tek kuzhina brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dy banorët nga Kosova, Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi flasin për një pije, të cilës nuk i përmendin as emrin, e që thonë se është prodhim serb.
Nita tregon që kur është futur në shtëpi si pije, nuk e ka konsumuar asnjëherë. Tutje është Shpati ai që thotë se tani as ai nuk po e konsumon, por që për dallim nga Nita e ka kuptuar më vonë një gjë të tillë.
Kujtojme se Shpati eshte njeri nder banoret i cili ka hyre se fundi. Hyrja e tij ne Big Brother beri buje te madhe, pasi u fut me mask, dhe ishte Nita ajoe cila e njohur me njehere. Disa dite me vone Nita ka treguar se ajo dhe Shpati para kater vite kane pasur nje romanc dashurie.