Teksa finalja e madhe e Big Brother afron, ethet e banorëve sa vijnë e shtohen. Të gjthë pretendojnë një vend në finale, pse jo edhe fitoren.
Të shtunën prite të shpallet edhe finalisti i katërt. Tre finalistët e parë janë Luizi, Efi dhe Dea. Ndërsa Nita, Qetsori dhe Kristi janë në garë me njëri tjetrin për vendin e katër në finale.
Gjatë një bisede me Luizin këngëarja nga Kosova, Nita ka shprehur dëshirën e saj të madhe për të qenë në finale, pasi mendon se mund të fitojë Big Brotherin.
Diçka e tillë ka habitur Luizin, i cili mendon se e ka të sigurt fitoren në lojë. Pjesë nga biseda: Luizi: Seriozisht të gënjen mendja që e fiton? Nita: Me ty? Po?
Luizi: A seriozisht e ke? Qënke rëndë ti. Nita: Unë përballë teje fitoj. Kalo në finale njëherë dhe flasim. Shiko videon: