Ka shumë gjallesa dhe bimë në tokë rreth 8.7 milion speciesh që jetojnë në tokë dhe në oqeane. Megjithatë shumë prej tyre mbeten te pa zbuluara ndërsa shkencëtarët sugjeruan se vetëm 15% e 8.7 milion llojeve janë zbuluar.
Kjo specie e çuditshme duket se e ka origjinën nga Zelanda e Re dhe Tasmania, Australi. Ajo njihet si “Gishti i Djallit” dhe është një lloj kërpudhe. Ndryshe nga llojet e tjera të kërpudhave që dalin nga toka, kërpudha e gishtit te djallit fillon të rritet brenda një qese vezësh dhe jo në tokë.
Kur është koha për të dale nga veza, zakonisht 4 deri 8 tentakola dalin nga qafa e vezës. Këto tentakula duken tamam si te oktapodit. Kjo eshte ndryshe nga bimët e tjera në tokë. Ka një ngjyrë të gjallë që përdoret për të tërhequr mizat.
Sipas Enciklopedisë së Jetës, ‘gishti i djallit’ është i sigurt për t’u konsumuar kur është ende në formën e vezës. Ajo bëhet e pangrënshme kur ka çelur dhe tentakulat kanë dale prej saj.
Megjithatë, kërpudha thuhet se mban nje ere si mish i kalbur,edhe kur është e ngrënshme kështu që nuk eshte e kendshme edhe kur hahet. Eshtë me te vertete magjike! Kur pashë së pari bimën, menduam se ishte nga një planet tjetër! Kërpudha e gishtit te Djallit na provoi se sa e larmishme është jeta në tokë.