Adelina Ismaili, cilësohet si DIVA e muzikës shqiptare.
Me muzikën e saj në fillimet e para, ajo solli një rrymë tjetër, duke thyer shumë tabu si në veshje ashtu edhe në tregun muzikorë.
Ajo gjithmonë është pëlqyer shumë nga audienca e saj besnike, pasi gjithmonë ka sjellë risi në çdo vit.
Gjithsesi, tani ajo ka hequr dorë nga muzika, e i është përkushtuar më shumë profesionit tjetër, atë të moderatores.
Krahas moderimit, Adelina po shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.
Si rrallëherë Adelina ka publikuar një imazh duke ngrënë drekë me burrin dhe djalin e saj.
Ajo po duket kaq e lumtur në shoqërinë e burrit dhe djalit, ndërsa ajo qe bie në sy është se edhe pse janë brenda, ata nuk i heqin nga koka kapelet.
Sidoqoftë Adelina po duket e kompletuar pranë tyre. /ORAinfo/
Shiko foton: