Një mbrëmje dramatike në Veles. Një grua ka suImuar mbrëmë tre anëtarë të familjes së saj, bashkëshortin, djalin dhe vjehrrën dhe me të mbërritur policia ka suImuar edhe një punonjës policie. Sipas burimeve policore të publikuara nga Press24 mbrëmë në orën 19:35 policia ka arrestuar një grua 40-vjeçare nga Velesi.
Pas një debati të shkurtër, gruaja ka suImuar fizikisht vjehrrën, djalin e saj të mitur dhe bashkëshortin. – Gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë, V.Z. ajo ka suImuar fizikisht edhe njërin nga punonjësit e policisë”, ka thënë policia për “Press24”, nga ku ka bërë të ditur edhe kallëzimin.
Një dramë e vërtetë familjare ka ndodhur mbrëmë në Veles. Një grua pasi ishte fjalosur me vjehrrën e kishte suImuar atë fizikisht e më pas, zënka ka vazhduar edhe me djalin e saj të mitur dhe me bashkëshortin.
Drama ka vazhduar edhe pas ardhjes së policisë, të cilët nuk e kanë pasur të lehtë ta qetësojnë zonjën e nevrikosur. Madje nga kjo e ka pësuar edhe njëri nga policët që kanë tentuar ta qetësojnë situatën, përcjell Klan Maqedoni.
“Më 22 nëntor, në ora 19:35 në Veles, policët e SPB Veles e kanë privuar nga liria V.Z (40 vjeç) nga Velesi. Pas një debati të shkurtër ajo ka sulmuar fizikisht vjehrrën, djalin e saj të mitur dhe bashkëshortin. Gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë, V.Z e ka suImuar fizikisht edhe njërin nga policët”, thonë nga MPB.