Një i moshuar shkoi tek burimi i vetëm i fshatit për të pirë ujë. Aty pa tre gra të cilat po mbushnin enët e shtëpisë me ujë dhe po bisedonin me njëra tjetrën.
E para mburrej me djalin e saj që ishtë akrobat dhe me ushtrimet dhe numrat e vështirë që ai realizonte. E dyta mburrej me djalin e saj i cili kishte zë shumë të bukur dhe këndonte si një këngëtar i vërtetë. Gruaja e tretë nuk fliste fare.
Pas pak, vjen djali i gruas së parë dhe filloi të bënte ushtrime akrobacie. Nëna e tij iu mburrej shoqeve: A nuk ju thashë, shikoni se çfarë bën djali im! Pastaj vjen djai i gruas së dyte duke kënduar shumë bukur. Menjëherë filloi të mburrej dhe nëna e tij. Në këtë moment vjen djali i gruas së tretë e cila rrinte e heshtur, i përshëndeti dhe ia mori enët e rënda nënës së tij nga duart.
Ndërkohë, dy gratë e para vazhdonin mburrjet dhe iu kthyen të moshuarit: O xhaxha, meqë je i moshuar dhe ke më shumë dije se ne, a nuk na thua cili nga djemtë tanë është më i zoti? I moshuari iu përgjigj: Djemtë?! Më vjen keq zonja të nderuara, unë pashë vetëm një djalë këtu. Ai djalë i cili i mori nga duart peshën dhe barrën nënës së tij.
Mësimi:
Talenti është dhuratë me të cilin pajisesh që kur lind dhe nuk është meritë e askujt. Ata që e kanë, lum ata dhe le të jenë mirënjohës. Por vlera të mëdha ka ai njeri i cili përkushtohet, mundohet, sakrifikon dhe mbështet familjen e tij. I dashur lexues, nëse ke kohë, të këshilloj të lexosh edhe një tregim shumë të shkurtër më poshtë, por që kam bindjen se do të të pëlqejë dhe nuk do pendohesh që harxhove dy minuta nga koha jote e vyer.