3.6 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

“Një jetë borxh ma ka nëse është rren” – Lanë mënjanë budallakitë për t’u marrë me bamirësi, si u mashtruan “kingat” e TikTok-ut

Një rast bamirësie mori vëmendjen e ‘klikës’ së Tik Tok-ut. Vali Corleone, Fero, Donzi, Rasimi e disa persona të tjerë u bënë bashkë që t’i mbledhin paratë përmes Tik Tok-ut për të ndihmuar një djalë që po kërkonte ndihmë për shërim, shkruan Insajderi. Personi i paraqitur si vëllau i një personi të sëmurë po dyshohet se i mashtroi të gjithë dhe u zhduk me 100 mijë euro.

Por, si ndodhi rasti?
Një person i prezantuar si Armend Morina, për disa ditë u lut që në një portal të bëhet një lajm me të cilin njerëzit e vullnetit të mirë, do të ftoheshin ta ndihmojnë vëllanë e tij, Blerimin për t’u shëruar nga leukemia acute.

Shiko videon:

Lajmi shumë shpejt u bë viral dhe njerëzit filluan të ndihmonin. Përmes disa videove të shkëputura nga Tik-Toku shihet angazhimi i përdoruesve për t’i siguruar mjetet. Vali Corleone u mobilizua së bashku me shokë e ndjekës dhe i siguruan paratë. 100 mijë euro. Madje, personi i prezantuar si Armend Morina kishte hyrë live në Tik Tok dhe i kishte falënderuar publikisht për kontributin e tyre.

Por, gjërat nisën të marrin kahje të dyshimtë. Telefoni i personit të prezantuar si Armendi, ka disa ditë që nuk funksionon më. Dhe donatorët kanë nisur të shqetësohen nëse paratë e dhuruara vërtetë shkuan ku duhet, apo u mashtruan.

Shiko videon tjetër KËTU.

Televizioni që e paraqiti i pari këtë rast ka nisur kërkimin për të. Një ekip qëndroi në Mitrovicë, qytetin e prezantuar si vendbanim i Blerimit.

Por, nuk e njohu kush as në rrugën Agim Ramadani që u dha si adresë e tij, e as në pjesë tjera të qytetit.

Ndërkohë, as në Klinikën e Hematologjisë ku trajtohet Leukemia acute, nuk kanë mundur të konfrmojnë në fundjavë se kanë pasur pacient me emër të tillë.

Grupi i Tik-Tok-ut janë në ndjekje të tij. Nga disa video ata duken shumë të nervozuar dhe të prekur nga rasti. /Gazeta Insajderi/

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...