Një vajzë raporton në polici se është dhunuar në një motel në Obiliq
Një vajzë ka raportuar se është dhunuar në një motel nga një burrë.
Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur dje në Obiliq, teksa u cilësua si “dyshim dhunimi”.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në ekzaminimi mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.