Katër banorët që të shtunën mbrëma u futën në burgun e “Big Brother VIP” kanë një mision sekret. Dea Mishel, Krist Aliaj, Qetsor Ferrunaj dhe Bledi Mane do të bindin pjesën tjetër të banorëve se ky i fundit ka vendosur që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Vëllai i Madh u ka dërguar një zarf mbrëmë, në të cilin shkruhej se nëse bindin banorët që Bledi ka vendosur që të lërë shtëpinë, do të fitojnë lirinë me kusht. “Bledi duhet të bindë banorët që izolimin në burg e përjetoi keq dhe ka vendosur që të largohet nga shtëpia të martën”, thuhet ndër të tjera në letër.
Menjëherë 4 të burgosurit kanë nisur që të bëjnë plane se si t’ua tregojnë banorëve të tjerë këtë, në mënyrë që ata të bindën. Kujtojme se Bledi u be pjese e Big Brother me votat e publikut pas daljes me vete deshire jave me pare. Ne nje nominim me Kiaren, Bledi doli me deshir pasi nuk deshti qe cifti te ndahet, ndersa Kiara asnjehere nuk e falenderoj per kete gjes, gje qe Bledin e preku shume teksa e kritikoj shpesh here.
Big Brother Vip Albania ka marr nje tjetër drejtim pas ngjarjeve te fundit te ndodhura brenda shtëpisë. Ne primen e fundit ishte Luizi ai i cili mori shume informacione gjate spektaklit, nisur nga opinionistet duke i vene ne dukje dashurinë e madhe te publikut ndaj tij. Shiko videon: