3.7 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Nuk jam bërë aspak pishman që tradhtova burrin!

Nuk pendohem për asgjë!

Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Korçës. Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time. Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im. Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij. Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bashkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë.

Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar prje kësaj fejese, e kisha marrë më tepër si diçka që duhej ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për t’u martuar. Të paktën kështu e mendonin prindërit dhe fisi im, sepse unë as që e kisha ndërmend të martohesha. Djali ishte simpatik e tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente, edhe pse në mendjen time nuk ishte e rëndësishme që ai të ishte patjetër i bukur, por ime më më thoshte gjithmonë që burri duhet të ketë patjetër autoritet dhe të jetë i pashëm, që të ketë lezet kur të hyjë në derë…
Pasi u martova, ngela menjëherë shtatzënë me vajzën e parë. Në atë kohë isha akoma në Shqipëri. Më erdhi edhe bashkëshorti nga jashtë dhe ndenjëm rreth një muaj bashkë. Unë ndenja me vjehrrën e vjehrrin për më shumë se një vit.

Ajo kohë ka qenë relativisht e qetë; vjehrra ime ishte e dashur, por shumë lajkatare dhe shumë dinake. Unë i vija pas avazit dhe ajo kënaqej me këtë fakt. Mjaftonte kjo gjë, për të mos pasur konflikte në familje. Nuk më kushtonte asgjë që t’i bëja qejfin asaj, se sa kisha ndenjur, nuk do të rrija me të. Vajza më ishte bërë gati një vjeçe kur bashkëshorti erdhi në verë për të na marrë të dyjave. Ikëm në Greqi të tre dhe rruga ishte shumë e gjatë. Ai jetonte në një zonë shumë të bukur turistike në Greqi, ishte mrekullia vetë! Nuk kisha parë kurrë më parë në jetën time një plazh aq të bukur sa atje. Relievi ishte i ndërthurur, kodrinor dhe bregdetar, ishte vendi ideal për të jetuar. Njerëzit ishin të dashur dhe miqësorë. Ia kalonim mirë. Burri më kishte premtuar se do të më fuste në kurs për të marrë patentën dhe se do të më blinte makinë, por atë vit ngela shtatzënë me vajzën e dytë dhe nuk e bëra dot kursin e patentës. Unë nuk punoja, por rrija në shtëpi ku rrisja dy vajzat derisa ato të bëheshin për të shkuar në kopësht.

Kur ato u rritën dhe kishin moshën e duhur për në kopësht, unë, pak a shumë e kisha mësuar gjuhën dhe isha orientuar me vendin, ndaj isha në gjendje të kërkoja për punë. Bëra kursin e patentës dhe e mora pa problem, se kisha bërë guida bashkë me burrin. Ai më kishte mësuar pak a shumë edhe pajisjet e makinës apo ndërrimet e marshit në ngjitje apo zbritje. Tashmë, gocat i kisha rregulluar në kopësht, burri ishte në punë, kurse unë isha gjithë ditën pa punë e mërzitesha. Nisa kërkimet për punë dhe gjeta në një lokal, por duhet të punoja natën. I thashë burrit dhe ai pranoi. Fillova punë dhe isha e kënaqur edhe me rrogën që merrja. Gjatë darkës, vajzat i çoja te kunata, që m’i mbante derisa të dilte burri nga puna. Ai lokali ku unë punoja ishte me muzikë live, afërsisht si buzuk. Në punë më shumë ishin grekë, por kishte edhe shqiptarë.

Gjatë kohës që unë punoja, u njoha me një shqiptar nga një qytet i Veriut, afërsisht mosha ime, por beqar. Më respektonte në radhë të parë si shqiptare e pastaj si kolege pune dhe unë kisha shumë zili që nuk kisha një burrë të tillë. Kisha filluar ta kisha shumë qejf dhe isha shumë gazmore në prani të tij. Shkoja me dëshirë në punë dhe çdo gjë shkonte mirë. Trembesha pak me veten se kisha filluar të ndihesha ndryshe. Nuk e kisha përjetuar më parë atë lloj ndjesie, saqë kisha arritur deri në atë pikë sa për burrin dhe vajzat nuk mendoja fare. Më mundonte vetëm mungesa e djalit shqiptar. Ishim afruar shumë më njëri-tjetrin dhe kishim shumë simpati. Ai më bënte gjithmonë komplimente dhe kjo gjë më pëlqente, sepse burri im asnjëherë nuk më kishte shprehur fjalë të bukura e të ngrohta si ai. Po përjetoja diçka që as në adoleshencën time nuk e kisha përjetuar.

Një natë shumë të bukur me hënë, kur ishte ora 3 e mëngjesit, ne kishim mbaruar punën dhe do të iknim për në shtëpi. Ai më shoqëroi deri te makina ime dhe, ndërkohë që po përshëndeteshim, më puthi në buzë dhe unë ia ktheva. Ishte një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ndjeja flutura në stomak dhe duart e trupi më dridheshin nga emocionet. Ishte diçka shumë e bukur, që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë, as kur burri im më mori virgjërinë, edhe pse ishte një djalë me eksperienca të mjaftueshme. Pas asaj puthjeje që na çoi në qiell të shtatë, ne u larguam që aty dhe shkuam buzë detit, ku bëmë dashuri. Dëshmitarë atë natë ishin vetëm yjet.

Ishte e mrekulleshme, bota ishte vetëm e jona! Në ato momente, unë kisha harruar që kisha një familje dhe dy vajza. Isha shumë e lumtur me atë që po përjetoja. Shkova në shtëpi dhe burrin e vajzat i gjeta në gjumë. U futa menjëherë në dush të lahesha se kisha frikë mos më kishte ngelur aroma e tij në trup, edhe pse unë dëshiroja ta kisha atë gjithë natën, ta ëndërroja atë në gjumë dhe të ndjeja erën e tij. Kisha rënë marrëzisht në dashuri me atë djalë. Kur u shtriva, burri im e ndjeu dhe po më përkëdhelte trupin, më puthi pas shpinën. Më tha:
– Mbarove vonë…
– Kishte shumë punë… – i thashë unë.
Përkëdhelja ishte një sinjal që donte të bënim dashuri, por unë i thashë se isha shumë e lodhur e doja të flija. Nuk e zgjati dhe më la të flija. Kisha shumë kohë që nuk flija e kënaqur dhe me buzën në gaz. Në mëngjes, erdhën gocat te krevati dhe më zgjuan. Kur mendova se duhet të çohesha, t’i ushqeja e të bëja punët e shtëpisë, më ziente koka. E njëjta gjë çdo ditë. Mezi prisja të vinte darka që të shkoja në punë për të takuar atë; më mungonte! Atë ditë shkova në punë, e takova dhe ai ishte shumë entuziast.

Mundoheshim të dy të mos u binim në sy kolegëve të tjerë. Romanca jonë vazhdoi për një periudhë kohe dhe unë po e shijoja në maksimum këtë gjë. “Njëherë e jetojmë këtë gjë, thosha me vete, nuk do të vijmë prapë të jetojmë edhe një herë të dytë”. Po e ndjeja veten sikur kisha rilindur dhe sikur po jetoja një jetë të re. Jeta ime ishte bërë si një telenovelë e bukur. Kishte ndryshuar shumë sjellja ime me bashkshortin dhe vajzat i kisha lënë shumë mbas dore. Burri im e kishte vënë re këtë gjë dhe kishte filluar të dyshonte, por unë as që e vr.isja mendjen fare.

Një ditë më kishte parë dikush me të dashurin dhe kishte shkuar t’i tregonte burrit tim, që “gruaja jote shoqërohet me një shqiptar te puna e saj”. Kjo gjë e kishte inatosur shumë bashkëshortin tim, që kishte shkuar të takonte të dashurin tim. Ai nuk pranoi asgjë, por im shoq ishte shumë i inatosur me mua. Ai tha se do të më çonte në Shqipëri me vajzat dhe se do të merrte prindërit e mi në telefon që të ktheheshin nga Italia. Unë nuk ia mohova, i thashë se e doja atë djalë dhe se nuk jetoja dot pa të. Ai më dha një shuplakë të fortë. Pas një jave, ai më nisi në Shqipëri bashkë me vajzat te prindërit e tij. Unë i thashë se nuk doja t’ia dija për të.
– Gocat do t’i lë t’i mbajë mamaja jote, – i thashë, – nuk i dua me vete!

Ai nuk e priste reagimin tim dhe mbeti i habitur. Kur shkova te vjehrra ime, ajo ndryshoi gjithë situatën, sepse nuk pranoi që t’i rriste gocat, por unë e kisha marrë vendimin tim dhe isha shumë e vendosur në atë që do të bëja. Kjo gjë e frikësonte shumë vjehrrën time. Ata po vd.isnin frike nga opinioni, se si do të reagonte fisi, por unë as doja t’ia dija se çfarë mendonin të tjerët. Më erdhi burri nga Greqia dhe vjehrra ia mbushi mendjen djalit të saj të mos më ndante, duke e bindur sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Kam disa muaj në Shqipëri dhe nuk po më rrihet fare këtu, se si po i shtyj këto ditë. Më ka marrë malli të shoh edhe një herë të dashurin tim. Nuk jam bërë aspak pishman që e tradhtova burrin tim! Të paktën një gjë në jetë e bëra siç doja unë, sepse të gjitha gjërat e tjera i kam bërë për hir të familjes time, të burrit dhe të vajzave të mia…se

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...