Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është një ndër figurat më tërheqëse nga radhët e politikës që gjithmonë spikat me fjalimet e saj por sigurisht edhe me pamjen. Ndonëse, njihet për karakterin e saj të fortë dhe mjaft diskret, Grida së fundmi ka vendosur që të thyejë këtë “rregull” dhe të flasë për jetën e saj personale.
Në një intervistë për emisionin humoristik “Klanifornia”, Grida Duma ka bërë me dije se është ende beqare, madje ka shtuar detaje edhe se çfarë mendojnë njerëzit për të, lidhur me karakterin e saj.
Shiko videon:
PJESË NGA BISEDA: “Fevzo” (Albano Bogdo): Vazhdon akoma “single”! Grida Duma: Po, po. Kjo dihet. Është fakt i ditur, pavarësisht se ne…
“Fevzo“: Nuk ka burra ky vend prandaj. Grida Duma: Mua më kanë thënë që është e egër, e tm.errshme. Kush e di çfarë vuajtje është…për mua këto.
Kujtojmë se Grida pak kohë më aprë i dha fund martesës së saj disa vjecare nga e cila ka dhe një djalë, që tashmë është adoleshent.