Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi ka disa kohë që nuk është aktive me paraqitje publike.
Por, së fundmi ishte e pranishme në koncertin e koleges dhe shoqes së saj, Jehona Sopi, përcjell ORAinfo.
Ajo tha se ende nuk është gati për të sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.
Mirëpo, duket se nuk është gati as për t’u martuar, sepse në pyetjen e bërë ajo u përgjigj se ka folur mjaftë për këtë pjesë.
Ndërkaq, nga shprehja e fytyrës u duk sikur nuk i ka punët mirë në aspektin e dashurisë.
Mos ndoshta bukuroshja është ndarë nga partneri me të cilin pati thënë që ka vite që është në lidhje.