Edhe pse nuk i shihni shumë nëpër media dhe nëpër video bombastike ata janë çdo ditë afër fëmijëve të cilët zoti ka deshur ti sprovoj me sprova të ndryshme familjare. Çdo muaj mbi 46 fëmijë jetimë pranojnë pako me mjete ushqimore dhe higjenike dhe kjo një ndihmë dhe përkrahje e madhe për fëmijët dhe nënat të cilat të vetme kujdesen për engjujt e tyre që ata nesër të jenë një rini e shëndoshë e shkolluar dhe që do të përfaqësojë vendin në vend, rajo dhe botë.
Atyre që me të vërtet ju mungon fryma e përbashkët prindërore ata tani më kanë edhe dy prindër të tjerë Dulla dhe Njomza janë dy bashkëshortë të cilët edhe pse kanë tre fëmijë të vegjël lën gjithçka dhe ata sot kanë zemrat e shumë nënave dhe fëmijëve në pollog, veçanëtisht në Tetovë e Gostivar.
Çdo ditë “Foleja e Jetimit” me aktivitete të ndryshme duke shpërndarë jo vetëm pako usbqimore por veshmbathje dhe donacione të ndryshme nga bamirës të ndryshëm të cilët asnjëherë nuk e lën në “baltë” shoqatën e lartëpërmendur.
Mëshiro që të mëshirohesh është motoja e tyre e kjo moto ka lidhur qindra donatorë nga pollogu dhe jo vetëm të cilët janë krahë për krahë me nevojtarët