Reperi i njohur kosovar, Getinjo muaj më parë u bë pjesë e shtepise se Big Brother VIP Kosova. Ai për disa javë u kthye në një prej banorëve më të komentuar brenda shtëpisë së famshme.
Përveç që u pëlqye me debatet dhe situatat, reperi në BBVK krijoj edhe një lidhje dashurie me banoren nga Shqipëria, Vivien Thano. Dyshja për disa javë shijuan romanca brenda mureve të shtëpisë megjithatë, Getinjo në një moment vendosi të ndërpresë rrugëtimin.
Ai me vetëdëshirë vendosi të largohet duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte fitorja e madhe, por që njerëzit të kuptonin personi që ai ishte. Kurse Vivien vazhdoj eksperencën e saj edhe për disa javë për t’u eliminuar më pas nga votat e publikit.
Pas kësaj, dyshja tashmë po e shijojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë dhe momentet e shumta së bashku i ndajnë edhe me fansat në rrjete sociale. Kështu ata se fundmi kanë publikuar një moment ku shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.
E pas daljes nga Big Brother Vip Kosova, Vivien e ka shijuar jetën në maksimum. Ajo pasi kaloi disa ditë në Ferizaj me të dashurin e saj, kohëve të fundit i ka vizituar disa shtete të Evropës. Fillimisht ishte në Austri, ndërsa disa ditë të bukura i ka kaluar edhe në Zivcër. Lidhja me reperin kosovar, Getinjo duket si ja ka ndryshuar jetën bukuroshes së Shqipëri. /ORAinfo/ Shiko foton: