Nusja në fjalë ka pohuar se i ishte pishur dita e dasmës nga qeni i përkëdhelur i mamasë së saj, pasi ai u tërbua dhe shkatërroi disa dekorime të shtrenjta prej xhami. Nusja tha se i kishte thënë mamasë së saj disa herë se kafsha e saj e preferuar nuk ishte i ftuar në dasmë, por ajo i ishte thënë se i duhej asaj atje si “mbështetje”.
Rrëmuja ndodhi në ditën e dasmës kur nëna e nuses erdhi me qenin e saj të përkëdhelur në dasëm, pastaj ai e trembi kunatën e saj duke u fërkuar tek ajo, e cila nga ana tjeter duke bërtitur e trembi qenin. Kafsha më pas vrapoi nëpër sallë dhe përfundoi duke u përplasur me disa dekorime prej kristale të cilat më pas u thyen – duke e shtyrë kështu vetë nusen të nxirrte nënën e saj dhe qenin nga dasma e saj.
“Isha më shumë se e zemëruar me mamanë time, pasi kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ajo nuk do të sillte qenin e saj në dasmën time, kështu që unë i bërtita të largohej. Ajo u përpoq të më fajësonte mua që nuk e mirepita kafshën e saj në dasëm. Por pse duhej ta ndërroja dasmën time për një mysafir të papëlqyer që as që duhej të merrte pjesë?