Kupa e Botës merr këmbët me ceremoninë hapëse, e cila filloi me një spektakël të vërtetë që ngërtheu në vete recitime nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kur’ani. Kupa e Botës këtë vit po mbahet në një vend mysliman arab.
Një vend që nuk iu nënshtrua udhëzimeve specifike ndërkombëtare për të pritur këtë turne madhështor, por sipas gazetës angleze Daily Star, Katari, si mikpritës i këtij turneu, iu përmbajt të gjitha ligjeve të sheriatit dhe islamit gjatë Kupës së Botës. Ashtu edhe siç ishte raportuar paraprakisht nga mediet lokale të Katarit, në ceremoninë hapëse u recituan vargje nga Kurani i Shenjtë.
Shiko videon:
Ghanim Muftah with Morgan Freeman starts the #FIFAWorldCup opening ceremony with the verses from Holy Quranpic.twitter.com/97mcUUeKQO
— FIFA World Cup 2022 (@2022_QatarWC) November 20, 2022
Katari shfrytëzoi këtë ceremoni për të ndërruar imazhin e botës arabe dhe islamike. E ajeti kuranor që u recitua, i përkthyer në shqip në ceremoninë e para pak minutave, është ky:
“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”.
Beautiful!
Qatar opens the World Cup 2022 with a Quran recitation. A great way to promote the amazing religion of peace to visiting fans.#Qatar2022 #WorldCup #Islam pic.twitter.com/cYJGpyylkA
— abdullah özdemir (@Burcu7beni) November 20, 2022