Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Olti Curri, ka reaguar pas debatit të mbrëmshëm të Arbrit me Kiarën.
Olti thotë se nuk e kupton se çfarë bën aty Arbëri, një person i cili u bë i njohur me dy pako makarona.
Ndër të tjera, opinionisti shtoi se Arbëri, në treg është futur si bamirës, dhe këto personazhet e famshme i dërgonin pako me makarona e shishe me vaj, kurse tani është kundër tyre.
Kjo nuk është hera e parë që Olti reagon për sjelljen dhe veprimet e Arbrit në “BBVA”.