Policia e Kosovës ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit për vrasjen makabre ndaj gruas shtatzënë, Hamide Magashi. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se dorasi ka refuzuar të dorëzohet dhe i njëjti ka qelluar veten.
“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, ka njoftuar Sveçla.