Një burrë sirian është parë dhe dëgjuar duke qarë mbi trupin e të birit të tij të pajetë, pas nxjerrjes nga rrënojat. Pamjet prekëse janë publikuar nga televizioni amerikan, CNN. Në pamjet, trupi i foshnjës shihet duke u bartur nga një burrë tjetër, por babai afrohet më pas dhe e mban në duar. Ai dëgjohet duke qarë dhe duke thënë diçka në gjuhën e vet. Ajo që kuptohet, është dhimbja e madhe që babai ndien për humbjen e të birit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mund të shkojë në mbi 20 mijë. Numri aktualisht qëndron në tre mijë e 400, dhe OBSh-ja pohon se ky numër mund të jetë tetëfish. Njësitë e shpëtimit po mundohen gjatë tërë kohës që të shpëtojnë njerëzit e ngujuar në rrënojat e mëdha që i ka shkaktuar tërmeti. Tërmeti kishte qenë me magnitudë 7.8 duke goditur regjione të Turqisë dhe Sirisë në ora 04:17 me kohë lokale afër qytetit. Seizomologët kanë thënë që dridhja e parë ishte njëra ndër më të mëdhatë të regjistruara në historinë e Turqisë.
Për ta shikuar videon, klikoni KËTU.