Një qytetar nga Peja, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook disa pamje ku shfaqet një person gjysmë i maskuar duke i vënë flakën veturës së tij që ndodhej e parkuar para shtëpisë së tij në lagjen Kapeshnicë.
“Sot rreth ores 03:07am, para shtëpis sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysëm i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera… Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera”, shkroi Rexha. Ai kërkon nga Policia që ta zbulojë sa më shpejt të dyshuarin dhe të zbardhen rrethanat e rastit.
Shiko pamjet më poshtë: