Ka përfunduar pjesa e parë në mes Prishtinës dhe Trepçës, në kuadër të finales së Superkupës. Por situata doli nga kontrolli, sapo që përfundoi pjesa e parë, pasi nga dy anët e tifozerive pati përplasje të ashpra dhe gjuajtje me mjete piroteknike, aq sa duhej edhe të intervenonte policia e Kosovës.
Finalja e Kosovës në basketboll në mes të Prishtinës dhe Trepçës është kthyer në një arenë dhune. Tifozëritë janë përplasur në mes vete ku mes tyre ka edhe të lënduar. Një nga tifozët e Prishtinës është parë në gjendje shumë të rëndë. Derisa gjatë përleshjes në tribuna janë thyer edhe ulëset e palestrës.
Shiko videon më poshtë: