Deminim Humanitar- nënkupton aktivitetet për heqjen e minave dhe mjeteve tjera eksploduese, përfshirë vëzhgimin teknik, hartat, shënjimin, pastrimin, dokumentimin pas pastrimit, komunitetin ndërlidhës të aksionit të minave dhe pranimdorëzimit të fushës së pastruar. Komuna e Prishtinës njofton se njësitet e FSK-së do të realizojnë dy ushtrime fushore në fshatrat Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq.
“Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor.
Shiko pamjet më poshtë: