Megjithëse vetë ajo e ka përmendur disa herë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, pas daljes nga ky format, Kiara Tito ka vendosur të fshijë çdo ‘gjurmë’ të Butrint Imerit.
Moderatorja, e cila u eliminua nga “Big Brother Vip” të shtunën, ka fshirë postimin e saj me Butrintin në Instagram. Fotoja në fjalë ishte një fragment në klipin e Butrint Imerit, ku Kiara ishte protagoniste. Duket se pas daljes, ndoshta duke parë edhe reagimet në rrjet, moderatorja ka dashur t’i japë fund të gjitha aludimeve.
Kujtojmë se në intervistën e parë pas përfundimit të “Big Brother Vip”, Kiara Tito u pyet edhe në lidhje me mbështetjen që Butrint Imeri i kishte dhënë, kur ajo ishte pjesë e formatit. Moderatorja vendosi të mos japë shuëm komente në lidhje me ish-partnerin e saj.
“Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht. Është rikthyer nga njerëz të tjerë, siç rikthehet nga çdo person kur ka vëmendje dhe nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Më bëhet qejfi që e kam patur mbështetjen e tij, okej”– tha Kiara.