Me siguri të gjithë e mbani mend Zana Avdiun e cila u bë e njohur me deklaratat kundër Granit Xhakes.
Këtë herë aktivistja “godet” përsëri me deklaratat e saj! Ajo i është kthyer kundër një paneli te terë të ftuarish ne emisionin “Opinion”. Zana ishte e ftuar në emision se bashku me pastorin Akil Pano, Endia Bozhekun, Fabian Zhillen dhe ekspertin e të dhënave Blerim Geladinin, për të folur për gjuhen e urrejtjes.
Gjatë emisionit u preken disa statuse të Avdiut për Granit Xhaken dhe për rastin e Librazhdit. Ne këtë moment, për vetëmbrojte, duket se Avdiu doli jashtë kontrollit. Ajo u shpreh se shoqëria shqiptare ka dy probleme serioze që janë shkak i dhu.nës dhe do fenomeni negativ. Madje ajo iu drejtua te ftuarve duke iu thënë qe “i vjen keq për nivelin e tyre”.
Dhe pikërisht në këtë moment vjen “bomba” e radhës nga Avdiu e cila shpreh se kjo shoqëri moralin e ka mes këmbeve të gruas dhe krenarinë mes këmbeve të burrit.
“Dy probleme i ka kjo shoqëri, dhe dhu.na e gjithçka që ndodh ne këtë shoqëri është për dy çështje. Moralin e ka mes këmbeve të gruas dhe krenarinë mes këmbeve të burrit. Kjo është çështja! Krenohen me burrat me atë çështje dhe sinqerisht me vjen keq për nivelin tuaj. Me vjen keq”.