Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në disa qytete të Shqipërisë. Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në juglindje të Burrelit. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, fillimisht, tërmeti është raportuar se ishte 5,24 rihter, ndërsa më pas është saktësuar në 4,7 rihter.
Ndërkohë, lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 2,9 rihter. Lëkundje të forta tërmeti u regjistruan mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Lëkundjet u ndjenë më disa qytete përfshi kryeqytetin. Në videon e siguruar nga Abcnews, qytetarë të shumtë shihet të kenë dalë jashtë banesave të tyre. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes lëkundjet kanë shkaktuar dëme të lehta më Xibër të Dibrës, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Shiko videon duke klikuar KETU.