Pas publikimit të mitrovicasit për gjetjen e një kulete, lajmërohet pronari që është mërgimtar nga Gjermania
Tili Deliu nga Mitrovica oara pak çastesh publikoi një foto ku kishte gjetur një kuletë me të holla dhe çelësa.
Këta foto e publikoi edhe “Jepi zë”, ndërsa nuk shkoi shumë dhe u lajmërua pronari.
Ai është një mërgimtar nga Gjermania i cili ka ardhur për pushime në Kosovë.
Lajmin e ka ndarë vetë Deliu përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.
Postimi i plotë:
Pronari mu lajmru dhe ia kthheva kuleten bashk me te holla, pronari ishte mergimtar nga Gjermania. Respekt per krejt mergaten.