Nuk kanë fund skandalet e qeverisë “Rama”. Ministra, ish-ministra, deputetë apo kryetarë bashkie i kanë zbërthyer pantallonat, duke përdorur pushtetin për qëllime seksuale.
Safet Gjici nuk është i vetmi, pasi me brekë nëpër këmbë është kapur dhe Blendi Klosi, ish-ministër i Turizmit dhe tani deputet i PS. Në rrjet ka dalë një video, ku Klosi shihet në momente intime me një vajzë. Nuk ka shumë detaje se ku është filmuar videoja, por dhe aty duket ambient zyrtar. Klosi duket që është më brekë nëpër këmbë. Pra duket se ka kaluar çdo limit moral mazhoranca e piktorit kryeministër.
Gjici u kap në marëdhënie intime dhe më pas u zbulua se vajza e videos donte të përfitonte një tender për menaxhimin e qenve të rrugës. Ajo tha se një marrëveshje të ngjashme kishte arritur dhe me Bashkinë e Librazhdit. Ndërkohë në korridoret e politikës është folur se ka dhe disa video të tjera të ngjashme. I pari duket se është Bledi Klosi, ndërkohë që janë dhe disa emra të tjerë që përfliten.