Kroacia ka kaluar në gjysmëfinale të Katar 2022 pasi mposhti Brazilin me penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0, ndërsa vazhdimet 1-1. Brazilianët që shiheshin si favorit para kësaj ndeshje kishin iniciativën, por që kroatët u treguan të fortë dhe arritën të neutralizonin sulmet e tyre, shkruan Korrespodenti.
Ivan Perisic kishte rastin e parë në ndeshje në minutën e 13-të, por nuk qëlloi cakun. Në minutën e 20-të tentoi Brazili me Vinicius Junior, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.
Brazili kishte për një për qind më shumë posedimin e topit, ndërsa edhe goditjet në kuadrat i kishte tri, përkundër asnjë të Kroacisë. Selecao e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start me Eder Militaon në minutën e 47-të, por Dominik Livakovic ishte në vend.
Pas fitores së Kroacisë, tifozët janë parë duke bërë festë nëpër rrugët e Kroacisë. Një foto që është shpërndarë me të madhe nëpër rrjetet sociale, tregon se si disa tifozë që nuk dihet kombësia e tyre, por që mbajnë fanellat e Kroacisë, shihen duke bërë „sexhde“ jashtë një stadiumi, që besohet se është njëri nga stadiumet në Katar ku po zhvillohet Kampionati Botëror. “Sexhd-ja” është një rit fetar ku myslimanet e praktikojnë gjatë kohës së namazit (lutjeve) që i bëjnë pesë herë në ditë. /Korrespodenti