Një pastor i krishterë ungjillor ka pohuar se pleqtë e Maya-ve ishin tetë vjet larg, kur parashikuan se fundi i botës do të ndodhte më 21 dhjetor 2012. Ai tha se kjo do të ndodhë më 21 dhjetor 2020, çka përkon edhe me ditëlindjen e tij.
Sipas pastorit Paul Begley, udhëheqësit shpirtërorë kanë bërë disa parashikime që nuk kanë arritur asgjë. Në mesin e këtyre parashikimeve të dështuara ishte data e fundit e 21 qershorit, kur pritej që një eklips diellor të shënonte fundin e ditës.
Shiko videon:
Begley shpjegoi:
Sigurisht, pleqtë e Maya-ve thanë se mund të ishte fundi i botës më 21 qershor. Por ata gabuan. Më 21 dhjetor 2020, Jupiteri dhe Saturni hyjnë 0,1 gradë nga njëri-tjetri dhe krijojnë yllin më të ndritshëm në qiell, që nga ylli i Betlehemit.Pra, kjo është aq e rrallë dhe do të jetë në solsticin e dimrit më 21 dhjetor 2020.Majat tani po riorganizohen duke thënë se kjo me siguri mund të jetë fundi i botës, ashtu siç e njohim ne.