Duket se pas shansës së re në raport, Patrisi dhe Tuna i kanë ndarë sërish rrugët. Një ditë pasi tregoi se djali është në spital i hospitalizuar, këngëtarja e njohur ka bërë reagime të forta që drejtpërsëdrejti janë një reaksion ndaj ish partnerit.
Ajo e ka akuzuar atë përmes dy postimeve. Në të parin thuhet:
“Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”. Në postimin e dytë, Tuna e krahason Patrisin me jashtëqitje nga “emoji” i përdorur. “Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të hospitalizuar”, thuhet në postim.
E pas këtyre postimeve Patrisi ka shkuar për ta vizituar djalin e tij, Tinain në spital. Vizitën e ka bërë të ditur vet këngëtarja, e cila ka postuar një letër tauleti duke pastruar ‘jashqitjen’. “Ooo hi babush…”, ka qenë përshkrimi që Tuna i ka bërë fotografisë ku shihet Patrisi duke u kujdesur për djalin e madh.
Kujtojmë që Patrisi dhe Tuna kanë dy djem nga martesa e tyre. Raportohet se çifti prapë vazhdojnë të mos jetojnë se bashku. /orainfo