Deklarata e Ikballe Hudurtit pak ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”, se është dakord që bashkëshorti i saj të ketë edhe dy gra të tjera nëse ka “fuqinë” për t’i mbajtur, ka pasuar me të tjera deklarata të forta.
Pedagogia Malvina Tafçiu është shprehur mëngjesin e sotëm ndërsa ishte e ftuar në një emision televiziv, se deklarata e Ikballe Hudutit, e cila tha se i ka gjetur dy gra të tjera bashkëshortit të saj, është personale dhe se ajo nuk mund të quhet islamologe. Tafçiu u shpreh se deklarata të tilla nuk përfaqësojnë islamin e vërtetë.
“E them me bindje që shokohemi kur dëgjojmë të tilla deklarata. Deklarata të tilla si e zonjës Ikballe, që martesa promovon martesën e përkohshme, e theksoj që është në mënyrë kategorike e ndaluar fetarisht. Nuk e përligj me urdhëresat e islamit, nëse flasim për islamin e vërtetë. Është gabim.
Deklaratat e saj janë personale dhe nuk mund ta quajmë ismanologe. Një deklaratë individuale të zonjës, nuk mund ta quajmë gjithëpërfshirëse të islamit të vërtetë. Ajo përfaqëson veten e saj, është në minorancë”, theksoi ajo.
Deklarata e Ikballe Hudutit nuk është pritur mirë nga shumë gra të tjera besimtare të cilat nuk bien dakord me këtë zgjedhje të Ikballes.
Nuk është vetëm rasti i saj sepse më herët është përfoluar po ashtu në media për gra të tjera të njohura publikisht të cilat kërkojnë që të legjitimohet poligamia dhe që bashkëshortët e tyre të jenë të lirë të kenë sa gra të duan, për aq kohë sa mund t’i trajtojnë të gjitha njësoj”, shprehet ajo.