Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ta sotëm në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt. Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.
Insajderi mëson nga burime të sigurta se lokali ku ndodhi rasti shërben për prostitucion.
Tutje, Insajderi merr vesh se tre persona kanë hyrë të maskuar në lokal dhe ata janë ende në arrati.
Burimet tregojnë se të dyshuarit kanë përdorur dy armë automatike.
Gazeta Insajderi ka raportuar se personi i vdekur është 39 vjeçari Nexhmedin Loshi nga fshati Pemishtë i Skenderajt. Viktima është djali i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja tragjike.
Ndërsa, të plagosur mbetën Qendrim Januzi (1991), Fidan Januzi (1982) dhe Muhamet Ramadani (1988).
“Persona të maskuar gjuajtën me armë në kafiteri”, detaje nga vrasja në Skenderaj
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka konfirmuar se tre të plagosurit janë duke u trajtuar në Kliniken e Ortopedisë.
Njëri nga të plagosurit 32 vjeçar (1991) pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ku pas lëndimeve të rënda i është amputuar një pjesë e këmbës.
Vrasja në një kafiteri në Skenderaj – Pamje nga vendi i ngjarjes
Ndërsa, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se janë informuar rreth orës 01:21 dhe se janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka thënë ai.
Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet këmba
Javë e përgjakur në Kosovë – Tri vrasje e dhjetëra të plagosur brenda lokaleve