Përparim Rama jep një super lajm për trafikun urban.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se 10 mijë udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”.
Duke ndarë këtë lajm, Rama ka njoftuar se shumë shpejt në Prishtinë do të vijnë edhe 30 autobus të rinj, gjashtë nga të cilët do të jenë elektrik.
“Superlajm!
10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët” shkruan Rama në njoftim.