Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Tërvol të Gramshit. Një 75-vjeçar i identifikuar si Xhavit Sinani ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Zeqine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së familjes Sinani, teksa ende nuk dihen arsyet e këtij krimi makabër.
Pas vrasjes, Xhavit Sinani ka njoftuar fëmijët e tij duke i marrë në telefon dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë e tyre. Pas kësaj telefonate, ai është arratisur, por arratia e tij ka zgjatur vetëm pak orë, pasi është arrestuar nga forcat e policisë.
75-vjeçari pritet që të merret në pyetje teksa paraprakisht ka dyshime se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarë të Shaqir Sinani, autorit të krimit dhe bashkëshortes kanë dhënë dëshminë e tyre dhe janë shprehur të tronditur, pasi as ata nuk e dinë arsyen e këtij krimi të rëndë.
Gjatë ditës së sotme janë zbardhur detaje të reja nga krimi i dyfishtë që tronditi Gramshin pasditen e djeshme. 80-vjeçari Xhevat Sinani vrau gruan dhe vëllain e tij në Tërvol të Gramshit.
I moshuari ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor. Fillimisht ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë. Por në dëshminë e dytë Sinani ka pohuar se si fillimisht ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilën dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë.
Krimi horror dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe. “Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari. Vëllai i tij jetonte i vetëm, pasi gruaja i kishte ndërruar jetë prej vitesh.