Një rast qesharak me policë nga Policia e Kosovës është shënuar dje në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Gjersa i riu prishtinas, Arben Gashi po kryente sesionin fotografik për ditën e fejesës, aty pari rrugës së parkut po kalonin dy policë të rinj nga Policia e Kosovës, shkruan “Mitropol”.
Vetura e policisë u ndal gjersa policët filluan të bënin shaka me të riun prishtinas duke e pyetur nëse po ndjehet i sigurt? ”A je i sigurt?”, dëgjohet duke pyetur polici kosovar. “Edhe pak jo”, ia kthen i riu. ”Mos janë t’u t’marrë me zor”, pyet polici në fund, para se të largohen me veturë. Kjo bisedë e këndshme shkakton të qeshura tek familjarët e të riut që po i shoqëronin ata gjatë shkrepjes së fotografive.
Shiko videon duke klikuar KETU.