Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa kohesh është duke u marrë me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Teksa ndodhet në Korçë, ai herë pas here poston në rrjetet sociale foto apo video nga shesh xhirimi.
E kështu ka bërë edhe ditën e sotme pasi në “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shfaqet i rrethuar nga policë, ndërsa vetë është veshur me të zeza.
Ndërkohë pak më herët fituesi i “Big Brother VIP 2” publikoi një foto me aktorin e mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.
Kujtojmë se krahas angazhimeve në muzikë dhe publikimit të disa këngëve që prej daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi është pjesë e kastit të filmit së bashku me Olta Gixharin.
“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre, ndërsa momentalisht po Xhirohet në qytetin e Korçës.