Cahit Aşkar pret prej ditësh tashmë në rrënojat e banesës ku jetonte me foton e bashkëshortes në dorë. Pas tërmetit shkatërrues në Turqi, bashkëshortja e tij vijon të jetë nën gërmadha dhe lutja e tij e vetme është që ekipet e shpëtimit ta gjejnë të gjallë.
Mediat atje raportojnë se gruaja e Aşkar-it, i biri 25 vjeç dhe vajza 28 vjeçe u zunë nga gërmadhat e godinës pas tërmetit. E bija u shpëtua, turpi i pajetë i të birit u nxor, por bashkëshortja rezulton ende e humbur. Natën e tërmetit ai nuk ndodhej në shtëpi dhe tregon se iu deshën dy orë që të mbërrinte.
“Kur mbërrita, pashë ndërtesën dhe u trondita. I telefonoja vazhdimisht fëmijët dhe gruan, por nuk mu përgjigjën. Kështu shkoi dita e parë. Të gjitha makinat e banorëve ishin në rrugë dhe e kuptova që askush nuk mund të dilte,” tregon ai.