Problemi matematikor i 6-vjeçares që hutoi njerëzit në internet
Amerikania Tiesha Sanders ka shpërndarë në Facebook një problem matematiko në dukje të thjeshtë, të cilit vajza e saj 6-vjeçare Summer iu përgjigj gabimisht dhe që shpejtë u bë virale.
Detyra kërkon të ndani numrin 27 në dhjetëshe dhe njëshe, dhe më të përgjigjeni sa njësi janë gjithsej.
Vajza e zgjidhi saktë pjesën e parë të detyrës, duke shkruar numrat 2 dhe 7 në fushat boshe, domethënë duke e ndarë numrin në dy dhjetëshe dhe shtatë njëshe.
Megjithatë, vajza është përgjigjur gabimisht në pjesën e dytë të detyrës, duke shkruar, bazuar në pjesën e parë, se numri 27 ka shtatë njësi.
Nëna vendosi të pyeste me një shënim në flete mësuesin, se çfarë gabimi kishte vajza e saj.
“Përshëndetje, kjo është matematika e re që po na detyrojnë të mësojmë. Përgjigja është 27, që do të thotë 27 njësi. Detyra duhet të tregojë se si 2 dhjetëshe dhe 7 njësi janë të barabarta me 27 njësi”, u përgjigj mësuesi.
Përgjigja e tij ngatërroi jo vetëm prindërit e vajzës, por edhe përdorues të shumtë të Facebook-ut, të cilët u habitën nga përgjigja e saktë, dhe pohojnë se pjesa e parë e detyrës nuk është në përputhje me të dytën dhe kështu vetëm sa i huton më tej nxënësit.