Ditën e djeshme në mediat online kanë qarkulluar disa teori përsa i përket rrugëtimit të Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.Kohët e fundit këngëtari nuk është parë në gjendje të mirë shëndetësore ndaj dhe thuhet se po trajtohet me medikamentet e duhura, madje se ka lënë shtëpinë dhe i është drejtuar spitalit.
Gjithashtu ditën e sotme, TikTok-eri i njohur ka ngritur dyshimet se sipas informacioneve të tij, Luizi mund të lërë edhe rrugëtimin e tij në BBV. Përsa i përket këtyre fjalëve që qarkullojnë, një reagim e ka bërë edhe ish konkurrentja e Për’puthen, Ritvana, e cila ka qenë shumë e përfshirë në situatat e ndodhura brenda BBV.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka shkruar se mbrëmjen e së shtunës Luizit mund t’i jepet një zgjedhje nëse do të vazhdojë apo të ndërpresë rrugëtimin e tij në reality show.
“Për të gjithë që me pyesin, Luizi mund të dalë të Shtunën. Për arsye shëndetësore,mendohet ti jepet një zgjedhje që të vendosë vet a dëshiron të dal”, thotë Ritvana. Shiko videon: