Pamje shqetësuese të kapura nga kamera e sigurisë janë publikuar nga faqja “Vrojtuesit e Lagjes, Prishtinë”, në të cilën shihet se si një veturë e godet një qytetarë, derisa ky i fundit ishte duke e kaluar rrugën. Video e postuar nga kjo faqe është publikuar nga pothuajse të gjitha mediat në vend dhe këto pamje kanë shqetësuar mbarë opinionin në vend.
Kjo veturë e cila lëvizte me shpejtësi, ka tejkaluar disa vetura të cilët po lëviznin me shpejtësi të vogël, ku papritur i është shfaqur këmbësori, të cilin nuk ka mundur ta shoh për shkak të veturave tjera që i kishte përpara.
Shikoni videon e më poshtme për ta parë si ndodhi ky aksident: