Një aksident tragjik ndodhi sonte në rrugën Ferizaj – Shtime, ku mbetën të vdekur katër të rinj dhe u lënduan dy të tjerë. Plagëve që morën si pasojë e përplasjes me një veturë tjetër, të rinjtë nuk arritën t’iu mbijetonin dhe fatkeqësisht vdiqën në vendin e ngjarjes. Kurse dy të lënduarit, një çift bashkëshortor janë dërguar për trajtim në QKUK.
Sipas një qytetare e cila ka publikuar informacione në Facebook, viktimat Arlind e Arsim Isufaj kanë lidhje gjaku. Në njoftim thuhet se viktimat janë axhë e nip. “Fshati mollopolc u trondit prap me tragjedin e radhes si pasoj e aksidentit humben jeten dy kojshi në mosh të re, qofsh prej banorve të Xhenetit arlind bashk me agjen tan Arsimin. Zoti ju past marr nën mëshirën e vet ngushllime familjes Isufaj zoti u dhasht sabrin e gajretin“.
Katër persona kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mes tri veturave para rreth një ore në rrugën Ferizaj-Shtime. Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në mesin e viktimave është edhe Armend Muhadini, 39-vjeçar. Mediat lokale kanë publikuar fotografinë e tij.