Pas lojës të inteligjencës, të cilën e fitoi Dea Mishel, ajo kishte një zarf të kuq, ku duhet të nxirrte në nominim tre banorë. Ajo zgjodhi Kiarën, Luizin, Efin. Por publiku po hedh aludime se Arbana tha që zarfi ishte vendosur para se të zgjidhej fituesi, ndërkohë që Dea nisi leximin e zarfit me: Dea Mishel.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar publikut, i cili shprehet se ka qenë e vendosur që e fitonte Dea Mishel. Pas një episodi të pakëndshëm mbrëmë në Big Brother Vip Albania, kanë ardhur një valë e madhe reagimesh në rrjete sociale. Demichelle-s iu tha rasti që të nominojë tre banorë për t’i çuar në votim direkt, që do të thoshte eliminim. Nga ky votim, u eliminua njëra prej banoreve më të pëlqyera të publikut, Efi. E kjo shkaktoi një nervozizëm të jashtëzakonshëm tek audienca.
Dhjetëra mijëra komente fyese u lanë në profilin e Deamichelle, derisa kjo e fundit u detyrua ta kufizojë se kush mund t’i komentojë nëpër postime. Komentet i mbylli krejtësisht prezantuesja e programit, Arbana Osmani, e cila gjithashtu mori dhjetëra mijëra komente fyese, pasi që eliminimi dhe skema e mbrëmshme, për shumëkë është një lojë e produksionit.