Një rast i rëndë ka ndodhur në një qendër të të moshuarve në qytetin e Pejës ku një nga infermieret ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare, ndërsa koleget e saj qeshin e shikojnë. Në video dëgjohet njëra nga infermieret duke thënë “qa po sillka kjo”, ndërsa një tjetër duke thënë “raport për media” për videon që filmohet derisa infermierja ushtron dhunë, shkruan lajmi.net…
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy punëtore të kësaj qendre, ndërsa nuk dihet nëse policia ka intervenuar për t’i intervistuar edhe të tjerat që kanë filmuar e nuk kanë ndërhyrë në këtë rast. Mbetet të shihet se cilat do të jenë veprimet e policisë.
Video më poshtë:
Kush është arrestuar?
Tashmë, dy punëtore të qendrës janë arrestuar për rrahjen e të moshuarës. Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
“Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqeve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare. Policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime te mëtutjeshme”, ka thënë Gashi.
Sipas prokorurit të rastit, të arrestuara janë dy A.P dhe A.R.