Në emisionin Kojshia Show, këtë javë ishte një mysfir special. Bëhet fjalë për mërgimtarin e famshëm të Tiktok’ut, Rasim Avdylin. Ai u bë i fasmhëm për shkak të dashurisë së tij ndaj ish të dashurës gjermane, me të cilën, gjatë verës edhe u martua dhe e bëri atë myslimane, shkruan Korrespodenti.
Mysafire në këtë emision ishte edhe Miss Kosova, Fatjona Kastrati. Ajo në këtë emision ngacmoi mërgimtarin duke i thënë se nëse është e interesuar për të, së pari duhet ta kalojë një test, pra Rasimi duhet të dijë të gatuajë nëse do t’ia “fitojë zemrën asaj”. Kuptohet, kjo ishte një improvizim tejet komik. Rasimi, me kënaqësi e pranoi këtë sfidë dhe dëshmoi se di të bëjë pite më mirë se çdo kush.
Ndiqeni emisionin nga minuta e 17:00 për ta parë këtë moment se si gatuan mërgimtari i famshëm i Tiktok’ut.