Reagimi i Armend Mujës kur sulmohet kryeministri.
Kryeministri Albin Kurti është sulmuar sot në Kuvendin e Kosovës. Teksa po mbante fjalim, ndaj tij u hodh ujë nga deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku, shkruan Gazeta Insajderi.
Ky gjest ka ngjallur tensione të theksuara brenda kuvendit ku u përdorën dhe grushta mes deputetëve e ministrave.
Nga kjo përleshje, vihet re reagimi i menjëhershëm i deputetit Armend Muja.
Në stilin e gardianit – Muja i del në mbrojtje me krahë shefit të tij, Albin Kurtit.
Shihni pamjet: