Reperi Gold Ag ka reaguar pas lajmit dhe videos tronditëse që qarkulloi sot në medie. Ai përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se e moshuara është nënë e dëshmorit Taulant Nuraj. “O Taulant Nuraj a na bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”, shkruan Gold Ag.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ndërsa videon e ka publikuar aktorja Kaltrina Zeneli në Facebook, shkruan Paparaci. Gjithashtu shtëpia e të moshuarve “Orenta” në Pejë ku ndodhi sulmi fizik ndaj të moshuarës ka dal me vendim për infermieret e përfshira në këtë rast.
Shiko postimin e Gold AG:
Bordi i këtij institucioni privat kanë vendosur që të suspendohen nga puna Aurona Pelaj dhe tri infermieret e tjera të përfshira në rast. Ky institucion në arsyetimin e dhënë e kanë quajtur “sjellje të pahijshme” sulmin fizik ndaj të moshuarës të Aurona Pelaj dhe për këtë arsye suspendohet.