Javën e kaluar, një deklaratë e Islamologes Ikballe Huduti dhënë në emisionin Kojshia Show, kishte bërë bujë në pothuajse të gjitha mediat shqiptare. Ajo, në këtë emision kishte treguar se si burrit të saj i kishte gjetur burrit edhe dy gra të tjera, shkruan Korrespodenti.
Këto deklarata të saj patën shumë reagime, si nga aktivistë të shoqërisë civile, po ashtu edhe jeta shoqërore dhe fetare në vend.
Shiko videon:
Ndër personat që kane komentuar këtë deklaratë të saj është edhe kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili në emisionin Kojshia Show, tha se deklarata të tilla nuk kanë nevojë të shfaqën nëpër televizione dhe t’i ofrohen publikuar, pasi që sipas tij, jetën private duhet ta mbajë private secili.
“Secili njëri e ka modelin e vet të jetesës, unë të paktën kështu e shoh dhe, ne as nuk kemi të drejtë me kritiku e as nuk kemi të drejtë me e gjyku, amo secili njëri e ka zgjedhur mënyrën e vet të jetesës. Ajo çka ne mendojmë është, jo çdo model i jetesës është mirë me na dalë në televizion, le ta mbajë për veti secili. Pse duhet me dalë në televizion”, tha Limaj.
“Këtu na gjuajte edhe neve”, ia kthen drejtuesi i emisionit, Sadri Imeri.
“Ne jemi njerëz, i kemi huqjet e tona, i kemi dobësitë e tona, por nuk është e thënë që çdo model, e mënyrë se si jetojmë në, me na paraqit televizioni, edhe ne me u deklarua a jemi pro apo kundër. Secili le ta bëjë jetën e vet si don. Nuk ka nevojë me na ofrua e me na prezantua. Pse unë duhet jetën time private me ta prezentu, për çka? Nuk është interes i publikut, nuk me intereson jeta e juaj private. Ajo çka më intereson është, ishalla e ke shëndetin dhe e ke familjen”, ”, i përgjigjet atij Limaj.
Për ta dëgjuar reagimin e plotë të Limajt lidhur me deklaratat e islamologes Ikballe Huduti, ndiqeni minutën e 19 të emisionit. /Korrespodenti